Ndërlidhjet

Pakistan: 14 të vrarë në përleshjen mes bandave


Ilustrim

Ilustrim

14 persona janë vrarë si rezultat i një përleshje në mes të bandave rivale në qytetin pakistanez, Karachi.

Në mesin e të vrarëve, raportohet se janë edhe katër gra e dy fëmijë, të cilët gjatë luftimet e sotme mes dy grupeve rivale, kishin qenë kalimtarë rasti.

Rreth 40 persona të tjerë ndërkaq, janë raportuar të jenë plagosur, në mesin e të cilëve, gjithashtu ka fëmijë.

Faisal Bashir, një zyrtar i lartë i policisë, citohet të ketë thënë se bandat gjatë përleshjes së tyre, kanë përdorur edhe granathedhës.

Luftimet mes bandave kanë rezultuar pasi që pjesëtarët e një grupi, kanë rrëmbyer një anëtar të grupit kundërshtarë.
XS
SM
MD
LG