Ndërlidhjet

Lideri i veteranëve të tatarëve në Krime viziton Moskën


Mustafa Jemilev

Mustafa Jemilev

Lideri i veteranëve të tatarëve të Krimesë, Mustafa Jemilev, po qëndron sot në Moskë për të biseduar në lidhje me krizën në Ukrainë.

Jemilev ka arritur në Moskë të martën vonë me ftesë të ish-presidentit të republikës ruse të Tatarstanit, Mintimer Shaimiyev.

Jemilev para nisjes nga Krimeja, tha se në Moskë mund të realizoj edhe një takim me presidentin Vladimir Putin.

Para nisjes, ai përseriti qëndrimin e tatarëve, se forcat ruse duhet të largohen nga Krimeja dhe se duhet të respektohet integriteti territorial i Ukrainës.
XS
SM
MD
LG