Ndërlidhjet

Schumacher tregon shenja të vegjël inkurajues


Michael Schumacher
Michael Schumacher
Zëdhënësja e kampionit të Formulës 1, Michael Schumacher, ka thënë se ka disa shenja të vegjël inkurajues, se Schumacher do të zgjohet nga koma.

Sabine Kehm ka thënë se familja e tij ka ende besim se ai do të shërohet nga dëmtimet e rënda të trurit, të cilat e kanë hedhur në komë për më shumë se dy muaj.

Deklarata nuk jep më shumë detaje, por thotë se duhet pasur durim për perspektivat e Schumacherit për shërim.

Schumacher, 45 vjeç, ka goditur kokën për gurë më 29 dhjetor, derisa ka qenë duke skijuar në Alpet Franceze.

Që atëherë ai ndodhet në një spital të Francës, në gjendje kritike, por stabile.

Shtetasi gjerman është vozitësi më i suksesshëm në botë i Formulës 1.
XS
SM
MD
LG