Ndërlidhjet

logo-print

Reporterët pa Kufij publikojnë “armiqtë e internetit”


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për lirinë e mediave, Reporterët pa Kufij, ka publikuar listën vjetore të “Armiqve të Internetit”.

Rarporti është lëshuar sot për të përkuar me Ditën Botërore kundër Censurës Kibernetike dhe ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e “njësive dhe agjencive qeveritare që zbatojnë censurë dhe mbikëqyrje në mediat online”.

Përveç Bjellorusisë, Iranit, Rusisë, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit, raporti thotë se armiqtë e internetit mund të gjenden sivjet edhe në “tri demokraci, që tradicionalisht kanë pohuar se mbrojnë lirinë e shprehjes”.

Ato janë Shtetet e Bashkuara, Britania dhe India.
XS
SM
MD
LG