Ndërlidhjet

Khodorkovsky “të hetohet për ekstremizëm”


Mikhail Khodorkovsky

Mikhail Khodorkovsky

Një ligjvënës rus ka kërkuar zyrtarisht nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë hetimet për ekstremizëm të mundshëm nga ish-manjati i naftës, Mikhail Khodorkovsky.

Roman Khudyakov, nga Partia Liberale Demokrate, i ka thënë gazetës “Izvestia” se deklaratat e bëra nga Khodorkovsky ditë më parë në Kiev, mund të cilësohen si ekstremiste, pasi ai ka bërë thirrje për “revoltë kundër Rusisë”.

Të dielën, Khodorkovsky u është adresuar mijëra njerëzve në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

Ai ka thënë se Rusia ka shpërndarë gënjeshtra për atë se kush qëndron prapa ngjarjeve në Ukrainë dhe ka theksuar se ka shumë rusë që kundërshtojnë pushtimin e Krimesë.

Khodorkovsky është liruar nga burgu në dhjetor, pasi ka shërbyer 10 vjet dënimin për evazion fiskal dhe vepra të tjera.
XS
SM
MD
LG