Ndërlidhjet

Lukashenka ofron vend për luftanijet ruse


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se vendi i tij ofron hapësirë për 12 deri në 15 luftanije ruse, për t’iu kundërvënë luftanijeve të NATO-s në vendet pranë Ukrainës.

Lukashenka ka thënë se nëse NATO-ja vendos aeroplanë në shtetet baltike, atëherë Bjellorusia do të kontaktojë Shtabin e Përgjithshëm Rus dhe do të insistojë në vendosjen e luftanijeve ruse, për të ndihmuar në ruajtjen e kufijve perëndimorë të Bjellorusisë.

Lukashenka ka thënë se Bjellorusia duhet të përgjigjet ndaj prezencës në rritje të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në rajon.

Duke folur për situatën në Ukrainë, Lukashenka ka thënë:

“Natyrisht, jemi të shqetësuar për situaën… ata janë vëllezërit tanë”.
XS
SM
MD
LG