Ndërlidhjet

Çitaku: Po punojmë për kushte më të mira për komunitetet


Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim drejtorin e UNHCR-së për Zyrën në Evropë, Vincent Cochetel.

Gjatë takimit, Çitaku ka pësëritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për personat e riatdhesuar.

Ajo ka thënë se është duke punuar me intensitet të shtuar, në mënyrë që integrimi i personave të riatdhesuar dhe komuniteteve të jetë sa më efektiv dhe të sjellë rezultate në gjithë shoqërinë.

Vincent Cochetel, nga ana e tij, ka premtuar angazhimin e mëtejshëm të UNHCR-së për proceset në Kosovë.
XS
SM
MD
LG