Ndërlidhjet

G7 kërcënon Rusinë me “aksione”


Krime, Ukrainë

Krime, Ukrainë

Udhëheqësit e G7-ës, grupit të ekonomive më të avancuara, kanë kërkuar nga Rusia që të ndalojë të gjitha përpjekjet për ndryshimin e statusit të Krimesë, ose do të përballet me aksione.

Deklarata e lëshuar sot nga Shtëpia e Bardhë thotë se referendumi në Krime, për bashkim ose jo me Rusinë, nuk do të ketë efekt legal dhe se rezultatet e tij nuk do të njihen.

Deklarata është nënshkruar nga udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Këshllin Evropian dhe Komisionin Evropian.

Referendumi në Krime të Ukrainës është caktuar më 16 mars.
XS
SM
MD
LG