Ndërlidhjet

Mijëra njerëz ndjekin funeralin e adoleshentit turk


Stamboll
Stamboll
Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Stambollit për të ndjekur funeralin e një djali 15-vjeçar, vdekja e të cilit ka shkaktuar protesta të reja antiqeveritare.

Berkin Elvan ka vdekur të martën, si pasojë e plagëve të marra nëntë muaj më parë, gjatë përleshjeve midis policisë dhe protestuesve.

Ai është qëlluar në kokë me një bombë të gazit lotsjellës, derisa ka qenë duke shkuar për të blerë bukë.

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka thënë se vdekja e Elvanit duhet të shërbejë si zile alarmi për autoritetet turke, të cilat kanë falur forcën abuzive të policisë për kohë të gjatë.
XS
SM
MD
LG