Ndërlidhjet

logo-print

Ashton në Sarajevë, bisedime për situatën ekonomike


Catherine Ashton në Sarajevë

Catherine Ashton në Sarajevë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ndodhet në Sarajevë për bisedime me udhëheqësit e Bosnjës.

Vizita ndodh në vazhdën e protestave në këtë vend, kundër papunësisë dhe korrupsionit.

Ashton ka thënë se do të takojë zyrtarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile “për të dëgjuar pikëpamjet e tyre në lidhje me situatën dhe për atë se si të zgjidhen shqetësimet e qytetarëve, sidomos ato ekonomike dhe sociale”.

Bosnja është përfshirë nga korrupsioni, papunësia dhe grindjet ndëretnike qysh në fund të luftës së viteve 1992-95.

Përleshjet e dhunshme midis policisë dhe protestuesve muajin e kaluar kanë lënë mbi 200 njerëz të plagosur.
XS
SM
MD
LG