Ndërlidhjet

Ish-guvernatori i Kharkivit në arrest shtëpiak


Kharkiv
Kharkiv
Ish-guvernatori i Kharkivit të Ukrainës është vendosur në arrest shtëpiak.

Gjykata në Kiev ka marrë vendim që Mykhaylo Dobkin të mbetet nën arrest shtëpiak derisa hetimet kundër tij të përfundojnë.

Dobkin është arrestuar në Kiev të hënën pasdite.

Ai dyshohet për shkelje të integritetit territorial të Ukrainës dhe për thirrje publike për të decentralizuar pushtetin qendror.

Dobkin ka qenë anëtar i partisë së presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG