Ndërlidhjet

Një “grup taliban”, përgjegjës për vrasjen e gazetarit suedez


Nils Horner
Nils Horner
Një fraksion i dyshuar i talibanëve ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari suedez në Kabul.

Grupi Feday-e-Mahaz ka postuar një deklaratë në ueb-faqen e tij, duke thënë se korrespondenti i Radios Suedeze, Nils Horner, “nuk ka qenë gazetar, por spiun i MI6”, agjencisë britanike të inteligjencës.

Horner është qëlluar për vdekje të martën, në kryeqytetin afgan.

Feday-e-Mahaz thuhet se është një grup i krijuar nga mbështetësit e komandantit të vrarë taliban, Mullah Dadullah.

Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yousef Ahmadi, ka thënë se talibanët nuk dinë asgjë për këtë grup.
XS
SM
MD
LG