Ndërlidhjet

Shtyhen sërish bisedimet midis Rusisë dhe Gjeorgjisë


Pragë

Pragë

Bisedimet midis Gjeorgjisë dhe Rusisë për kontakte të nivelit të lartë midis dy vendeve janë shtyrë për të dytën herë me radhë.

I dërguari i kryeministrit gjeorgjian për marrëdhënie me Rusinë, Zurab Abashidze, dhe zëvendësministri i Jashtëm rus, Grigory Karasin, është dashur të takohen më 14 mars në Pragë.

Zyra e kryeministrit të Gjeorgjisë ka thënë se Abashidze dhe Karasin janë dakorduar që të mbajnë takimin në fund këtij muaji.

Një takim tjetër që është shtyrë, ka qenë i paraparë për 4 dhe 5 mars.

Tbilisi ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Moskën, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, pas luftës së vitit 2008.
XS
SM
MD
LG