Ndërlidhjet

16 mars: OSBE hap 10 qendra për grumbullimin e votave


OSBE
OSBE
Zëdhënësi i OSBE-së, Nikola Gaon, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ky mision, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Serbi, do të ndihmojë procesin e votimit në Kosovë.

Zgjedhjet do të mbahen më 16 mars, ndërsa në Kosovë do të jenë të hapura dhjetë qendra për grumbullimin e votave dhe 15 degë të tyre.

Gaon ka thënë se OSBE-ja do të sjellë materialin zgjedhor nga Serbia në Kosovë dhe me përfundimin e votimeve, materiali do të kthehet për numërim në Vranjë dhe Rashkë.

Gjatë këtij procesi do të jenë të angazhuar rreth 400 persona nga OSBE-ja.

Më herët, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që qytetarët me dy nënshtetësi mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë dhe se procesin teknik do ta mbështesë OSBE-ja përmes qendrave për grumbullimin e votave.

Opozita në Prishtinë konsideron se mbajtja e këtyre zgjedhjeve në Kosovë paraqet shkelje të sovranitetit të shtetit.
XS
SM
MD
LG