Ndërlidhjet

Rusi/Iran: Marrëveshje për reaktorë bërthamorë


Iran
Iran
Irani dhe përfaqësues të Rosatom-it, kompanisë shtetërore ruse për energji bërthamore, kanë arritur marrëveshje paraprake për ndërtimin e së paku dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Republikën Islamike.

Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i Organizatës për Energji Atomike të Iranit (OEAI), Behruz Kamalvandi.

Dy reaktorët do të ndërtohen në qytetin Bushehr.

Kamalvandi ka thënë se shefi i OEAI, Ali Akbar Salehi, dhe shefi i Rosatom-it, Sergei Kiriyenko, do të nënshkruajnë marrëveshjen sapo t’i qartësojnë të gjitha detajet.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime serioze se marrëveshja mund të minojë sanksionet perëndimore ndaj Iranit, në lidhje me programin e tij të diskutueshëm bërthamor.
XS
SM
MD
LG