Ndërlidhjet

Shpërthim në Nju Jork, dy të vrarë


Nju Jork - foto arkivi
Nju Jork - foto arkivi
Një shpërthim ka shkatërruar dy ndërtesa me apartamente në Nju Jork, duke vrarë së paku dy persona dhe plagosur 17 të tjerë.

Policia ka konfirmuar numrin e viktimave, por nuk ka dhënë detaje për shkakun e shpërthimit.

Raportet thonë se banorët kanë nuhatur gaz natyror para incidentit.

Qindra policë dhe zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG