Ndërlidhjet

Jahjaga siguron mbështetjen e EBA-së


Prishtinë, 12 mars 2014.
Prishtinë, 12 mars 2014.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheik Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për procese të tjera demokratike.

Siç njofton Presidenca, zonja Jahjaga ka vlerësuar vizitën në Kosovë të ministrit të Jashtëm, Sheikut Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan si mundësi të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Ajo ka thënë se Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur marrëdhënie të mira ndërmjet vete dhe kanë shkëmbyer vizita të rëndësishme të nivelit më të lartë, të cilat duhet të shërbejnë për vendosjen e bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve.

Sheiku Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan, nga ana e tij, ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbështetur Kosovën në periudha të ndryshme dhe do të vazhdojnë ta përkrahin atë edhe në proceset e tjera demokratike dhe në konsolidimin ndërkombëtar të saj.
XS
SM
MD
LG