Ndërlidhjet

Lideri tatar diskuton me Putinin për Krimenë


Lideri i tatarëve të Krimesë, Mustafa Jemilev.
Lideri i tatarëve të Krimesë, Mustafa Jemilev.
Lideri veteran i tatarëve të Krimesë, Mustafa Jemilev, i cili ndodhet për vizitë në Moskë, ka diskutuar situatën në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Zyra e Putinit ka thënë se dy zyrtarët “kanë zhvilluar bisedë të gjatë për situatën në Krime, para referendumit të së dielës”.

Trupi vetëqeverisës i tatarëve të Krimesë, Mejlis, nuk e njeh Qeverinë e re të Krimesë, e cila është pro Kremlinit dhe e cila ka thirrur referendumin e 16 marsit, për të bashkuar ose jo rajonin e Ukrainës me Rusinë.

Jemilev, ish-kryetar i Mejlisit, ka thënë se ka kërkuar nga Putini që të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG