Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës kundër protestuesve në Stamboll


Stamboll, 12 mars 2014.
Stamboll, 12 mars 2014.
Policia në Stamboll ka përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë një protestë, e cila është shkaktuar nga vdekja e një djali 15-vjeçar.

Berkin Elvan ka vdekur të martën, si pasojë e plagëve të marra nëntë muaj më parë, gjatë përleshjeve midis policisë dhe protestuesve.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e tij, duke brohoritur slogane antiqeveritare.

Në Ankara, policia po ashtu ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Elvan ka kaluar 269 ditë në gjendje kome, pasi është qëlluar me bombë të gazit lotsjellës nga policia, derisa ka qenë duke shkuar për të blerë bukë.

Nëna e tij ka thënë se kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka faj për vdekjen e djalit të saj.
XS
SM
MD
LG