Ndërlidhjet

logo-print

Hollande: Aneksimi i Krimesë, i papranueshëm


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se bashkimi i Krimesë me Rusinë është aneksim i papranueshëm.

Gjatë bisedës telefonike, Hollande ka kërkuar nga Putini që të bëjë gjithçka të mundur që të shmangë një përvetësim të tillë.

Ai ka thënë se ka “ende kohë për të shmangur përshkallëzimin e padobishëm dhe të rrezikshëm” të situatës, thuhet në deklaratën e Presidencës franceze.

Krimeja e Ukrainës ka shpallur referendum për bashkimin ose jo me Rusinë, i cili do të mbahet më 16 mars.
XS
SM
MD
LG