Ndërlidhjet

Malajzi: Nuk janë gjetur shenja të aeroplanit të zhdukur


Pamje e satelitëve kinezë që kanë sugjeruar mbetje të mundshme të aeroplanit të zhdukur
Pamje e satelitëve kinezë që kanë sugjeruar mbetje të mundshme të aeroplanit të zhdukur
Zyrtarët e aviacionit civil të Malajzisë dhe Vietnamit thonë se nuk janë gjetur shenja të aeroplanit të udhëtarëve të zhdukur, në lokacionin ku fotografitë e satelitëve kinezë kishin sugjeruar se mund të jenë mbetje të aeroplanit.

Këto deklarata u bënë pasi aeroplanët e Malajzisë dhe të Vietnamit sot kanë zhvilluar kërkime në lokacionin në Detin Kinez Jugor, ku pamjet nga satelitët kinezë i paraqisnin tri objekte të mëdha në ujë.

Këto objekte ishin parë në rajonin ku aeroplani me 239 njerëz ishte zhdukur nga radarët, para gjashtë ditësh, derisa fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Pamjet e fundit nga satelitët i kanë intensifikuar kërkimet e forcave ajrore të disa vendeve në një hapësirë prej 90 mijë kilometrash katrorë.
XS
SM
MD
LG