Ndërlidhjet

Ban: Dënohen sulmet me raketa nga Gaza në Izrael


Ilustrim
Ilustrim
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka dënuar sulmet me raketa nga Rripi i Gazës në Izrael.

Zoti Ban, poashtu, ka kërkuar nga të gjitha palët, që të përmahen maksimalisht për t’i paradaluar incidentet e mëtejshme dhe përshkallëzimin e konfliktit.

Lideri palestinez, Mahmud Abbas, nga ana tjetër, ka kërkuar që Izraeli “ta ndalë përshkallëzimin ushtarak në Rripin e Gazës së rrethuar”.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se i ka bombarduar 29 caqe në Rripin e Gazës, pasi militantët palestinezë në këtë territor bregdetar i kanë hedhur 60 raketa brenda në Izrael, që paraqet sulmin më intensiv prej vitit 2012.

Përgjegjësinë për këto sulme me raketa e ka marrë grupi Xhihadi Islamik.

Sulmet me raketa ndodhën një ditë pasi Izraeli i vrau tre pjesëtarë të këtij grupi gjatë një sulmi ajror.

Policia izraelite ka njoftuar se nga sulmet me raketa brenda Izraelit nuk ka pasur viktima në njerëz.
XS
SM
MD
LG