Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jork: Numri i të vrarëve nga eksplodimi arriti në katër


Pamje e një ndërtese të shkatërruar nga eksplodimi i gazit në Nju Jork

Pamje e një ndërtese të shkatërruar nga eksplodimi i gazit në Nju Jork

Nga shpërthimi i gazit në Qytetin e Nju Jorkut janë vrarë së paku katër vetë dhe 63 të tjerë janë lënduar.

Gjatë eksplodimit janë shkatërruar dy ndërtesa.

Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se incidenti ishte “një tragjedi e llojit më të keq” dhe ka tërhequr vërejten se një numër i njerëzve ende konsiderohen të zhdukur.

Gjatë pasditës së djeshme, zjarrfikësit kanë zhvilluar betejë intensive për fikjen e zjarrit të fuqishëm në pjesën e qytetit të njohur me emrin Harlemi Lindor.

Eksplodimi i gazit ka shkaktuar pezullimin e qarkullimit të trenave në dhe afër Grand Central Station në qendër të Menhetënit, për disa orë.
XS
SM
MD
LG