Ndërlidhjet

El Salvador: Majtisti Ceren fitues i zgjedhjeve presidenciale


Salvador Sanchez Ceren gjatë fushatës zgjedhore

Salvador Sanchez Ceren gjatë fushatës zgjedhore

Gjykata zgjedhore në El Salvador e ka shpallur fitues të zgjedhjeve presidenciale kandiatin e partisë së majtë, Salvador Sanchez Ceren.

Shpallja është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi janë numëruar 100% të fletëvotimeve.

Ceren ka fituar 50.1% të votave, ndërsa rivali i tij konservator, Norman Quijano, fitoi 49.9%.

Gjykata zgjedhore ka njoftuar se Ceren ka pasur afro 7 mijë vota më tepër.

Salvador Sanchez Ceren është ish-komandanti i parë kryengritës në El Salvador, që fitoi në zgjedhjet për president në këtë vend.

Rivali Quijano ka kërkuar anulimin e rezultatit të zgjedhjeve për shkak të mashtrimeve.

El Salvador është shtet me afro 6 milionë banorë dhe gjendet në Amerikën Qendrore.
XS
SM
MD
LG