Ndërlidhjet

Kosovë: Të ndriçohen faktet për rastin e varrezës në Rashkë


Edita Tahiri
Edita Tahiri
Në Prishtinë është mbajtur sot një takim i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur dhe partnerëve ndërkombëtarë, në të cilin është diskutuar për përgatitjet dhe hapat e mëtejshëm në rastin e varrezës masive në Rashkë në Serbi.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, që e kryesoi këtë takim, tha se autoritetet janë thellësisht të shqetësuara për çështjen e personave të pagjetur dhe mungesën e një zgjidhjeje të plotë për të.

Mëtutje, ajo ka theksuar se si rezultat i angazhimit të autoriteteve vendëse dhe ndërkombëtare, së fundit është konfirmuar ekzistimi i varrezës masive në rajonin e Rashkës në Serbi.

Edita Tahiri e ka akuzuar qeverinë e Serbisë për vonim të informacioneve dhe për ndërtimin e një ndërtese mbi varrezë, për t’i mbuluar gjurmët e gjenocidit të bërë ndaj popullit të Kosovës, njofton faqja në Internet e Qeverisë së Kosovës.

Ajo e ka vlerësuar pozitivisht rolin lehtësues të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, angazhimet e misionit EULEX dhe të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë dhe ambasadave të jashtme në Kosovë.

Ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang, ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur me donacione dhe ka theksuar se projekti i tillë duhet të jetë i dakorduar mes palëve, për të qenë e mundur përkrahja.
XS
SM
MD
LG