Ndërlidhjet

Austri: U arrestua oligarku ukrainas


Pamje e një pjese të Vjenës
Pamje e një pjese të Vjenës
Raportohet se policia e Austrisë e ka arrestuar oligarkun ukrainas, Dmytro Firtash, 48 vjeçar, i cili për një kohë të gjatë është i kërkuar nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara për dyshime për ryshfet dhe konspiracion penal.

Ai është arrestuar mbrëmë në Vjenë pa ndonjë incident.

Prej vitit 2006 ai ishte nën hetime nga agjencia amerikane FBI, ndërsa në Vjenë mbahet në pritje të procedurës së ekstradimit.

Firtash është njëri prej njerëzve më të pasur në Ukrainë dhe ka lidhje të afërta me Rusinë.

Pasurinë e tij e ka krijuar në sektorin e gazit, industrinë kimike, në media dhe në banka, ndërsa ishte mbështetësi kryesor i presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovich.
XS
SM
MD
LG