Ndërlidhjet

SHBA: Prifti çek fitues i Çmimit Templeton


Tomas Halik pasi mësoi se është fitues i Çmimit Templeton

Tomas Halik pasi mësoi se është fitues i Çmimit Templeton

Prifti çek dhe intelektuali, Tomas Halik, e ka fituar Çmimin Templeton për vitin 2014, për punën e tij në afirmimin e dimenzionit shpërtëror të jetës.

Fondacioni John Templeton me seli në Shtetet e Bashkuara, në arsyetim tha se puna e tij “vazhdimisht ka hapur horizonte që e kanë avancuar njerëzimin”.

Çmimi Templeton bartë me vete edhe shpërblimin në të holla në vlerë prej 1.8 milion dollarësh, që është njëri nga shumat më të larta vjetore, që i jepet një individi.

Fitues të mëparshëm të Çmimit Templeton ishin edhe Desmond Tutu, Dalai Lama, Nëna Tereze, Billy Graham, Alexander Solzhenitsyn, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG