Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria ruse stërvitet në afërsi të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria ruse është duke kryer ushtrime në zonën e saj ushtarake në pjesën jugore të vendit, në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se rreth 8 mijë e 500 trupa po marrin pjesë në këto stervitje.

Ministria ka bërë me dije se stërvitja ka për qëllim koordinimin e veprimeve mes altilerisë, njësive me tanke si dhe marinsave.

Stërvitjet sipas ministrisë, tashmë janë në proces ndërsa nuk ka informacion, se sa do të zgjasin.

Stërvitjet nga forcat ruse vijnë në kohën e tensioneve në mes të Ukrainës dhe Rusisë në lidhje me gadishullin Krimeja.
XS
SM
MD
LG