Ndërlidhjet

logo-print

Abdullah zotohet se do ta nënshkruajë marrëveshjen me SHBA-në


Ilustrim

Ilustrim

Kandidati për president afgan Abdullah Abdullah ka thënë sot se në qoftë se zgjedhet president, ai brenda një muaji do të nënshkruaj marrëveshje të sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdullah, i cili konsiderohet si me më së shumti gjasë në garën ku janë gjithsej 11 kandidatë për zgjedhjet e 5 prillit, këto komente i ka dhënë gjatë një interviste të dhënë për “Asocciated Press”.

Ai me këtë rast e ka kritikuar presidentin Hamid Karzai për refuzimin e nënshkrimit të marrëveshjes dy palëshe me Shtetet e Bashkuara, marrëveshje kjo që u propozua pas negoviatat mes Uashingtonit e Kabulit që u zhvilluan vitin e kaluar.

Narrëveshja e tillë, parashihte praninë e forcave ndërkombëtare në Afganistan, pas vitit 2014.

Ish-ministri i jashtëm tashmë kandidat për president, tha se është i shqetësuar se mund të ketë manipulime në zgjedhjet e sivjeme.
XS
SM
MD
LG