Ndërlidhjet

Kryetari i Prizrenit dënohet me dy vite burgim me kusht


Ilustrim

Ilustrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, është dënuar sot me dy vite burgim me kusht si dhe me një dënim alternativ të mosushtrimit të funksioneve publike për tridhjetë muaj pas plotfuqishmërisë së dënimit.

Vendimi ndaj kryetarit Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë të komunës së Prizrenit është shqiptuar sot në Gjykatën themelore të këtij qyteti, nga një koleg i përbërë nga gjykatës të misionit EULEX dhe vendorë.

Misioni EULEX përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se gjashtë të pandehurit janë shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale të Keqpërdorimit të pozitës zyrtare ose të autoritetit në katër raste respektivisht.

Të gjithë të pandehurit, sipas EULEX, kanë marrë dënim me kusht.

Ramadan Muja është dënuar me dy vite me kusht që për tri vite të mos e përserit veprën e njëjtë penale, Sadik Paçarizi është dënuar me 8 muaj burg me kusht që për dy vite të mos e përseris veprën penale, Avni Ademaj u dënua me 5 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë prej 18 muajve, Kadri Ukimeri u dënua me 8 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë prej 20 muajve, Abdullah Tejeci u dënua me një muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë një vjeçare derisa Minir Krasniqi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim, ekzekutimi i të cilit është pezulluar për një periudhë 2 vjeçare.

Ndaj vendimit të shqiptuar, palët kanë të drejtë ankese.
XS
SM
MD
LG