Ndërlidhjet

SHBA-të paralajmërojnë Rusinë për reagime pas referendumit


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetot John Kerry, e ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me një reagim të ashpër dhe të menjëhershëm në lidhje me votimin për shkëputjen e gadishullit Krimeja nga Ukraina.

Kerry paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, do të marrin një seri hapash shumë më serioz.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja e kanë bërë të qartë se mbajtja e referendumit e shkel kushtetutën e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare dhe si të tillë, ata kanë paralajamëruar se nuk do të njohin rezultatet e këtij referendumi.

Gjatë ditës së premte, John Kerry në Londër do të takohet me ministrin e jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, në një përpjekje të fundit për të shmangur referendumin.
XS
SM
MD
LG