Ndërlidhjet

logo-print

Një vit nga kidnapimi i dy çekeve në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Kanë kaluar një vit që nga zhdukja e dy shtetasve çeke në Pakistan dhe ende asgjë nuk dihet për fatin e tyre.

Shtetaset Antonie Chrastecka, 25 vjeçare dhe dhe Hana Humpalova,24, ishin kidnapuar nga persona të panjohur më datën 13 mars 2013 ndërsa po udhëtonin me një minibus për në Indi.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë kidnapim.
Një video e dy të zhdukurave ishte shfaqur në qershorin e vitit të kaluar ku në këmbim të lirimit të tyre kërkohej lirimi nga burgu i neuroshkenctares pakistanez Afia Siddiqui e cila gjendet në një burg amerikan për kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë.

Në një video të dytë të publikuar, Humpalova tha se ishte me shëndet të dobët derisa ndërsa Chrastecka pati kërkuar nga qeveria çeke që të bëj çdo gjë që është ë mundur që t’ua plotësoj kërkesat rrëmbyesve.
XS
SM
MD
LG