Ndërlidhjet

logo-print

Kery e Lavrov bisedojnë sot në Londër


Ilustrim

Ilustrim

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pritet që sot të takohen në Londër për të biseduar rreth tejkalimit të krizës në Ukrainë.

Sekretari amerikan ka paralajmëruar një ditë më heret, se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, do të ndërmarrin hapa shumë serioz në qoftë se mbahet referendumi ashtu siq është planifikuar, referendum gjatë të cilit banorët e gadishullit Krimeja do të pyeten nëse duan bashkim me Rusinë.

Një ditë më parë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi për një “katastrofë” në qoftë se Rusia nuk e ndryshon qëndrimin.

U.d. i kryeministrit të Ukrainës tha ditë më parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se prania ushtarake e Rusisë në Krime të Ukrainës po e dëmton sigurinë globale.
XS
SM
MD
LG