Ndërlidhjet

Ukrainë: Një i vrarë në protestat në Donetsk


Ilustrim
Ilustrim
Raportet nga qyteti lindor i Ukrainës Donetsk, bëjnë me dije se një person është vrarë në përleshjet e mbrëmshme mes njerëzve që këndonin slogane pro-ruse dhe të tjerëve që protestuan kundër marrjes së Krimesë nga ana e Rusisë.

Disa të lënduar ndërkaq, janë dërguar në spital.
Zyrtarët shëndetësor lokalë, e kanë konfirmuar vdekjen e një personi.

Organizatorët e mitingut që janë pro-Bashkimit Evropian thonë se i vrari është nga grupi i tyre.

Raportet bëjnë me dije se në këtë protestë, ishin të pranishëm qindra protestues të ndarë në dy tabore.

Policia ka bërë përpjekje që të mbaj turmat larg njëra-tjetrës, por, protestuesit kanë arritur që të thejnë kordonin e policisë.
XS
SM
MD
LG