Ndërlidhjet

logo-print

Tre të vrarë nga sulmi me thikë në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Të pakten tre persona janë vrarë nga një sulm me thikë që ka ngjarë në një treg e që është incidenti i dytë me thikë në Kinë në dy javët e fundit.

Raportet bëjnë me dije se një person tjetër u plagos në në sulmin që ngjau sot në qytetin jugor Cangsha njëherzi kryeqytet i provincës Hunan.

Policia e ka qëlluar dhe e ka vrarë një nga sulmuesit, një e ka arrestuar ndërsa tre të tjerë kanë ikur nga vendngjarja.

Rapoirtet nuk kanë dhënë detaje për identitetin e sulmuesit që u vra.

Sulmi erdhi dy javë pasi që 29 persona u vrarë në një sulm me thikë që ka ngjarë në një stacion treni në Kinën jugperëndimore.
XS
SM
MD
LG