Ndërlidhjet

Angli: Vdes politikani shumëvjeçar Tony Benn


Ilustrim
Ilustrim
Politikani veteran i Mbretësrisë së Bashkuar Tony Benn, ka vdekur sot në moshën 88 vjeçare.

Benn ishte anëtar i parlamentit për 50 vite me radhë ndërsa për herë të parë ishte zgjedhur në vitin 1952.

Ai ishte pjesë e kabinetit qeveritarë të kryeministrave Harold Wilson dhe James Callaghan.

BBC bën me dije se Benn ishte njëri nga disa politikanët që u bënë edhe më të majtë pas shërbimit të tyre në qeveri.

Në vitet e fundit, Benn ishte i njohur për kundërshtimin e yij të fortë për përfshirjen e Britanisë në luftimet në Irak dhe Afganistan.

Ai ka qenë edhe një kritik i madh i qeverisjes së Tony Blair.
XS
SM
MD
LG