Ndërlidhjet

Rusia akuzon Shtëpinë e bardhë për ndalimin e gazetarëve rus


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e jashtme ruse e ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë për siq thonë ata, moslejimin e gazetarëve rus për të përcjellur konferencën që është mbajtur pas takimit të së mërkurës mes presidentit amerikan Barak Obama dhe u.d. të kryeministrit të Ukrainës Arseni Yastenyouk.

Përfaqësuesi i ministrisë së jashtme ruse, Aleksander Lukasheviq tha se “Uashingtoni që dëshiron shumë të flas për rëndësinë e fjalës së lirë dhe të drejtat e gazetarëve, vetë nuk po i ndjek këto parime”.

Lukasheviq ka thënë se ata (Shtëpia e Bardhë) nuk ka dashur që të dëgjoj pyetje që nuk i përshtaten skenarit të tyre.

Sipas tij, Obama gjatë kësaj konference është përgjigjur vetëm në pyetjen e një gazetari,ndonëse dhjetëra sosh por edhe fotografë, po përcillnin këtë konferencë për shtyp.
XS
SM
MD
LG