Ndërlidhjet

FMN-ja ndihmon Ukrainën për reformën ekonomike


Ilustrim
Ilustrim
Fondi Monetar Ndërkombëtar do të fillojë bisedimet me qeverinë në Ukrainë, në lidhje me programin e reformës ekonomike.

Një ekip i FMN-së aktualisht gjendet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, me qëllim të mbledhjes së të dhënave rreth financave të qeqeverisë.

Në një deklaratë të dhënë, drejtori i FMN-së Christine Lagarde, tha se FMN-ja do të punoj me autoritetet në Ukrainë “për të zhvilluar një program të reformave ekonomike që do të rezultoj me një qeverisje më të mirë ekonomike dhe rritje të qëndryeshme”.

Misioni i FMN-së sipas tij, duhet të përfundoj punën në Ukrainë deri më datën 21 mars.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë në anën tjetër, se vendi është afër falimentimit.

Mbështetja e FMN-së shihet si një hap pozitiv për të rritur ekonominë dhe qëndrueshmërinë financiare të Ukrainës.

Ministri i jashtëm kanadez, John Baird, ka thënë se vendi i tij, do të ofroj rreth 200 milion dollarë, për të ndihmuar Ukrainën për një qeverisje të mirë dhe rritjen e qëndrueshme eknomike.
XS
SM
MD
LG