Ndërlidhjet

logo-print

Arrin në gjashtë numri i të vdekurve në Kinë


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet kineze bëjnë me dije se numri i të vdekurve nga sulmi me thikë ka arritur në gjashtë persona.

Sipas autoriteteve të atjeshme, një shitës i tregut u qëllia për vdekje nga policia në qytetin qendror të Kinës, Changsha, pasi ai e kishte therrur me thikë një shitës tjetër si dhe katër persona të tjerë i kishte qëlluar për vdekje.

I therruri dhe katër kalimtarët po ashtu kanë vdekur, dy nga ta në vendngjarje dhe dy të tjerë, rrugës për në spital.

Autoritetet kineze ende janë duke hetuar shkakun e mosmarrëveshjes të së premtës, midis dy tregtarëve kinez.
Incidenti vjen më pak se dy javë nga sulmi me thikë në një stacion treni në Kinë, ku sulmuesit vranë 29 persona dhe plagosën mbi 140 të tjerë.

Për sulmin e para dy javëve u fajësuan seperatistët e atjeshëm të provincës Xinjaing derisa sulmi i sotëm nuk duket të jetë i lidhur me seperatizëm apo terrorizëm.
XS
SM
MD
LG