Ndërlidhjet

Presidenti i Bayern Munich e pranon vendimin e gjykatës


Uli Hoenes

Uli Hoenes

Presidenti i ekipit të Bayern Munich Uli Hoenes ka bërë me dije sot se do ta pranoj vendimin mbi fajësinë të shpallur një ditë më parë nga Gjykata në Gjermani, vendim sipas të cilit për veprën penale të evazionit fiskal ai është dënuar me tri vite e gjysmë heqje lirie.

Ai ka paralajmëruar se do të jap dorëheqje nga posti i presidentit të ekipit të futbollit.

“Pas diskutimeve me familjen time kam vendosur që të pranoj vendimin e gjykatës së Mynihut. Kjo ka të bëjë me mirësjelljenm dinjitetin dhe përgjegjësitë personale. Evazioni fiskal ishte gabimi më i madh i jetës sime”, ka shkruar Hoenes në faqen zyrtare të ekipit të futbollit.

“Bayern Munich është puna e jetës sime dhe do të mbetet si e tillë”, ka thënë më tutje ai.

62 vjeçari Hoenes u dënua me tri vite e gjysmë burg për shmangie nga tatimi në vlerë prej rreth 27 milion euro.
XS
SM
MD
LG