Ndërlidhjet

Pakistan: Shtatë policë të vrarë nga bomba vetëvrasëse


Ilustrim

Ilustrim

Të pakten shtatë policë janë vrarë nga një bombë vetëvrasëse që ka ndodhur në veriperëndim të Pakistanit.

Sulmi i sotëm ndodhi në fshatin Sarband në periferi të Peshavarit.

Bombarduesit i ishin ofruar një furgoni që mbante policë dhe e kanë shpërthyer eksplozivin që kishin.

Zyrtari i lartë i policisë Najeb ur-Rahman tha se sulmuesit po ecnin në këmbë teksa i janë ofruar furgonit të policisë.

Sipas raporteve aktuale, dhjetëra persona të tjerë janë plagosur.

Sulmi vjen pavarësisht armëpushimit të shpallur nga talebanët e pakistanit më 1 mars.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.
XS
SM
MD
LG