Ndërlidhjet

Ukrainë: Arrestohet një udhëheqës i grupit pro rus


Ilustrim
Ilustrim
Një udhëheqës pro-rus është arrestuar sot në provincën lindore të Ukrainës, Luhansk.

Shërbimi sigurisë në Ukrainë njoftoi se Oleksander Kharytynov që e udhëheq grupin pro –rus në Luhansk, është i akuzuar për organizim të trazirave, sekuestrim të paligjshëm të shtetit dhe ndërtesave publike si dhe përgjithësisht për veprime anti-kushtetuese.

Të dielen, grupet pro-ruse në këtë pjesë të Ukrainës u përleshën me aktivistët pro-qeveritar.

Protestuesit pro-rus e zëvendësuan flamurin e Ukrainës me flamurin rus në objektin e administratës rajonale.

Të martën, ish-guvernatori i qytetit Kharkiv të Ukrainës, Mykhaylo Dobkin, është arrestuar dhe dy ditë më vonë, në Kiev i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
XS
SM
MD
LG