Ndërlidhjet

Rusi: Ministria e jashtme reagon pas vrasjes së një personi në Donetsk


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e jashtme ruse ka thënë sot se dhuna e mbrëmshme në Ukrainën lindore, ku një person mbeti i vrarë, tregon që Kievi ka humbur kontrollin dhe se Rusia ruan të drejtën për të mbrojtur qytetarët e saj.

Për dhunën e shkaktuar në Donetsk, ministria ruse i ka fajësuar grupet e djathta radikale.

Këto grupe sipas ministrisë ruse, sulmuan protestuesit paqësor.
“Rusia është e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka për të ruajtur jetën e bashkqytetarëve dhe bashkatdhetarëve në Ukrainë dhe njashtu ruan të drejtën për të marrë nën mbrojtje, njerëzizt e tij”, ka bërë me dije Ministria e jashtme ruse.

Deklarata e ministrisë ka permendur vrasjen e një personi në Donetsk.

Organizatorët e mitingut pro-BE, kanë thënë se i vrari ishte pjesë e grupit të tyre.

Sipas tyre, ai gjeti vdekjen, pasi që u godit me thikë.
XS
SM
MD
LG