Ndërlidhjet

Ish-oligarku rus takon ish-kryeministren Timoshenko


Ilustrim
Ilustrim
Ish-magnati rus i naftës Mikhail Khorodovsky, ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko.

Zyra për media e ish-kryeministres ka bërë me dije se ish-magnati rus e ka vizituar Timoshenkon në kliniken Charite në Berlin ku ajo po trajtohet dhe atë pas lirimit nga burgu.

Timoshenko dhe Khodorkovsky kanë diskutuar rreth krizës në Ukrainë, ku forcat ruse e kanë pushtuar Krimenë.

Të dielen, Khodorovsky e ka vizituar kryeqytetin e Ukrainës ku e ka dhënë mbështetjen e tij për qeverinë e re në Ukrainë ndërsa ka fajësuar zyrtarët rus për tensionimin e situatës në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG