Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takon ministrin Bushati


Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga e ka pritur sot në takim ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin.

Gjatë takimit, sipas një kumtese të lëshuar nga presidenca e Kosovës, Jahjaga e Bushati kanë biseduar për proceset nëpër të cilat po kalojnë të dyja vendet, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe ndihmën që mund t’i japin njëra tjetrës në procesin e përafrimit me BE-në.

Sipas presidentes së Kosovës, Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë në fusha të ndryshme dhe vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shërbejnë si shembull për rajonin.

“Presidentja Jahjaga theksoi që i gjithë rajoni i Ballkanit ka hyrë në një fazë të re të integrimit dhe bashkëpunimit fqinjësor dhe Kosova e Shqipëria, si faktorë paqeje dhe stabiliteti luajnë një rol të rëndësishëm në rajon. Presidentja Jahjaga tha se të dyja vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe posaçërisht në procesin e integrimeve evropiane”, ka njoftuar Zyra e presidentes së Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të intensifikuar marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë.

Bushati citohet të ketë thënë se “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG