Ndërlidhjet

Udhëheqësi i tatarëve në takim me zyrtarë të NATO-s


Ilustrim
Ilustrim
Lideri i veteranëve të tatarëve të Krimeë, Mustafa Jemilev, do të takohet sot në Bruksel me një zyrtar të lartë të NATO-s në lidhje me krizën në Krime.

NATO-ja ka bërë me dije se Jemilev do të takohet me nënsekretarin e përgjithshëm Aleksander Vershboë.
NATO ka bërë me dije se të dy protagonistët nuk do të dalin para mediave pas përfundimit të takimit.

Nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë takim.
Në fillim të kësaj jave, Jemilev ishte në Rusi ku në kuadër të agjendës së tij, e ka realizuar edhe një takim me ish-presidentin e republikës ruse të Tatarstanit ndërsa përmes telefonit ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin.

Jemilev ka njoftuar se ia ka bërë me dije Putinit se referendumi është i paligjshëm dhe si i tillë, nuk do ta ketë mbështetjen e tatarëve në Krime.
XS
SM
MD
LG