Ndërlidhjet

Rusia e fton OSBE-në për ta monitoruar referendumin


Ilustrim

Ilustrim

Rusia iu ka bërë thirrje 57 vendeve që e përbëjnë Organizaten për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që të dërgojnë një mision vëzhgues për të monitoriuar të dielen, mbarëvajtjen e referendumit.

Votimi mund të çoj deri tek shkëputja e këtij gadishulli nga Ukraina dhe bashkimi i tij me Rusinë.

Ministria e jashtme ruse në një deklaratë të lëshuar ka thënë se udhëheqësit e OSBE-së, shtetet anëtare të saj si dhe zyra për të Drejtat e Njeriut duhet të heqin dorë nga praktika e “standardeve të dyfishta” dhe të shkojnë në Krime ta monitorojnë votimin.

Kryesuesi aktual i OSBE-së, zviceriani Didier Burkhalter, ditë më parë ka thënë se me formën aktuale, referendumi duhet të konsiderohet si i paligjshëm.
XS
SM
MD
LG