Ndërlidhjet

BE-ja harton listën me rusët që do të sanksionohen


Ilustrim
Ilustrim
Siç bëhet me dije, Bashkimi Evropian e ka kartuar një listë prej 120-130 emra të zyrtarëve rus ndaj të cilëve mund të nënshtrohen masat ndaluese dhe tu ngrihen asetet, si pjesë e sanksioneve të BE-së mbi krizën në BE.

Agjencia Reuters citon zyrtarët e BE-së të kenë thënë se lista pesë faqëshe, është hartuar nga diplomatë me eksperiencë dhe se lista përmban emra të gjeneralëve, të niveleve të tjera të ushtrisë si dhe personalitete të klasës politike.

Gazeta gjermane “Bild” bën me dije se në mesin e personave që do tu ndalohet hyrja në BE pa viza është ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, zëvendëskryeministri Dimitri Rogozin, kreu i administreatës presidenciale Sergei Ivanov, etj.

Lista tashmë e përpiluar pritet të diskutohet para mbajtjes së takimit të së hënës në mes të ministrave të jashtëm të BE-së.
XS
SM
MD
LG