Ndërlidhjet

Obama: Shpresë për zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se vazhdon të shpresoj në zgjidhjen diplomatike për krizën në Ukrainë, por ka tërhequr vërejtjen se do të ketë “pasoja” për Rusinë nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje e tillë.

Gjatë një konference të sotme për gazetarët, Obama ka përsëritur se do të ketë konsekuenca, nëse Rusia refuzon ta dobësoj kontrollin e saj në rajonin e Krimesë në Ukrainë.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë se do të gjendet zgjidhje diplomatike, por Shtetet e Bashkuara dhe Evropa qëndrojnë të bashkuar, jo vetëm në mesazhin për sovranitetin e Ukrainës, por, poashtu, se do të ketë konsekuenca nëse në fakt ky sovranitet vazhdon të shkilet”, tha presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG