Ndërlidhjet

Lavrov: Krimeja – situatë e ngjashme me Kosovën


Sergei Lavrov gjatë konferencës për shtyp sot në Londër
Sergei Lavrov gjatë konferencës për shtyp sot në Londër
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia do ta “respektoj vullnetin e popullit të Krimesë”.

Këto komente ai i bëri pas bisedimeve me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, sot në Londër, që synonin gjetjen e zgjidhjes për përfundimin e krizës në Ukrainë, para referendumit të së dielës në Krime, për bashkim me Rusinë.

Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë “dallime” në pikëpamjet e tyre për Ukrainën.

Mëtutje, duke i përshkruar sanksionet si “kundërproduktive” zoti Lavrov tha se ”Kerry nuk i është kërcënuar Rusisë me asgjë”.

Lavrov tha se nëse Kosova ishte trajtuar si “rast special”, Krimeja duhet të jetë “rast special”, poashtu.

Ministri i jashtëm rus tha se Rusia nuk ka plane për invadimin e pjesës juglindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG